Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka votuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-Covid.
Për zonat të cilat janë me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00.
Pas kësaj ore do lejohet shërbimi “merr me vete”.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës
Në zonën e verdhë, janë po ashtu shtatë komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi, dhe Juniku.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/15/auto_Screenshot_2-451610710353.png)