Ministria e Shëndetësisë ka vendosur për masa të reja anti-Covid. Sipas vendimit të ministrisë i cili u miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë, në zonën me rrezik të ulët apo në zonën e gjelbër hyjnë qytetarët që kanë deri në 75 persona të infektuar për 100 mijë banorë.
Në këtë zonë operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.
Edhe gastronomia dhe hoteleria lejohen të punojnë në po këtë orar teksa pas orës 22:00 ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me veti”.
Me masat e reja janë lejuar edhe aktivitetet sportive në hapësira më hapura dhe të mbyllura.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/15/auto_139089081_241789257442823_5976475725978571412_n1610710471.png)