Ariana Musliu-Shoshi bashkë me anëtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe sot në Reçak në 22 vjetorin e masakrës makabre.
Musliu-Shoshi ka thënë se nerëzit e rënë këtu, do të mbeten simbol i sakrificës për lirinë që e gëzojmë sot.
“Reçaku, vendi ku pushteti fashist i Millosheviçit kreu njëri ndër krimet më të mëdha në Kosovë. Njëzetedy vjet më parë, në një mot shumë të ftoftë u masakruan mbi 45 civilë shqiptarë, të pafajshëm e të pambrojtur. Ky krim do ta ndryshonte historinë e Kosovës.
Ky krim do të tregonte e do ta zgjonte përfundimisht bashkësinë ndërkombëtare për të vepruar me urgjencë.
Njerëzit e rënë këtu, do të mbeten simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.