Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në 22 përvjetorin e masakrës në Reçak të komunës së Shtimes ka thënë se vendosja e drejtësisë është nderimi i vërtet.
Ajo tha se Reçaku tronditi ndërgjegjen botërore karshi krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb, në krye me Millosheviqin, po kryente në Kosovë.
Postimi:
VENDOSJA E DREJTËSISË ËSHTË NDERIMI I VËRTETË
Njëzetedy vite më parë, Reçaku, një fshat i heshtur në zemër të Kosovës, tronditi ndërgjegjen botërore karshi krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb, në krye me Millosheviqin, po kryente në Kosovë.
Mëngjesin e ftohtë të 15 janarit të vitit 1999 Kosova dhe bota e mbarë u zgjuan me lajmin e tmerrshëm për vrasjen e 45 civilëve të pafajshëm nga forcat serbe, trupat e pajetë të të cilëve ishin lënë në një rrugë të ngushtë malore jo më larg se 500 metra mbi fshat, krim që e denoncoi para botës Heroi i Reçakut, z.Ëilliam Ëoker.
Në përvjetorin e kësaj masakre, nderuam sakrificën sublime të 45 viktimave, e cila i garanton këtij fshati kapitullin e vet të historisë.


