Ambasadori i Italisë në Kosovë përkujton 22 vjetorin e masakrës së Reçakut
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Orlando ka shkruar në Twitter se kujtojnë viktimat e kësaj masakre ku rithekson domosdoshmërinë për të vënë në vend drejtësinë.
“Në përvjetorin e masakrës së #Reçakut ne kujtojmë viktimat dhe pohojmë domosdoshmërinë e #drejtësisë dhe #pajtimit në #Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Orlando.
