Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është pyetur për koalicionin mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
“Pyetjen që e shtroni ju nuk ka të bëjë me situata që kanë ndodhë para 10 viteve apo 100 vjetëve, edhe në vjeshtën e 2019-tës u tha që kishte koalicion të shpresës, doli koalicion i mashtrimeve, si koalicion i karrigeve e posteve, tregon që Vjosa Osmani thjesht aderoi në Vetëvendosje, tregoi që ky koalicion është për poste për karrige, diçka që të dytë e kanë kundërshtuar”, tha ai.
Hoxhaj thotë se është i bindur se del i pari nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ndryshe, Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi ka aderuar në PDK.