Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka goditur Vjosa Osmanin duke i thënë se ka mundur të organizoi ceremoninë e për përkujtimin e masakrës së Reçakut.
“Përkujtimi i masakrës së Reçakut apo marrja nën patronazh e organizimit të përvjetorëve nga institucionet më të larta të shtetit, nuk kërkon ftesë nga komunat, por vullnet dhe gatishmëri prej vetë atyre. Thirrja e zërit të padëgjuar të viktimave nga drejtësia ndërkombëtare do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme për të organizuar ceremoni të dinjitetshme”
Tutje ka thënë se u.d e presidentja po e rregullon tavolinën për aventurat e saja politike
Postimi i plotë
Përkujtimi i masakrës së Reçakut apo marrja nën patronazh e organizimit të përvjetorëve nga institucionet më të larta të shtetit, nuk kërkon ftesë nga komunat, por vullnet dhe gatishmëri prej vetë atyre. Thirrja e zërit të padëgjuar të viktimave nga drejtësia ndërkombëtare do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme për të organizuar ceremoni të dinjitetshme. Por, meqë U.D. Presidentja po e redukton dinjitetin e viktimave në çështje protokollare, minimumi që ka mundur të bëjë është që protokollin e Zyrës së Presidentit ta përdor për qëllime më fisnike, jo për agjenda personale dhe partiake, që t’ia rregullojnë tavolinën asaj për zyrtarizimin e aventurave politike.