Lideri i VV-së, Albin Kurti ka prezantuar sot Arion Thaqin, kryetarin e demokristianëve të rinjë në Kosovë, ku ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së VV-së për deputet.
Kurti në takim ishte edhe me Ukë Berishën, që është kryetari i subjetkit të Arion Thaqit.
Postimi i plotë:
Arion Thaqi është i lindur në Prishtinë në vitin 1982, dhe, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Më pas vijoi studimet në Romë të Italisë në Sapienza Universita Di Roma duke specializuar në degën planifikim, menaxhim e projektim të objekteve spitalore dhe shëndetësore. Që nga viti 2007, Aroni punon si arkitekt në projekte e bashkëpunime me kompani të ndryshme. Arioni është kryetar i demokristianëve të rinjë të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/15/auto_138979444_1053267028506514_2130266429769661746_o1610721628.jpg)