Gjashtë subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka konfirmuar se deri më tani numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputet që kërkojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje është 104.
“Deri më tani kemi pranuar aplikimin nga gjashtë subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të çertifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104”, ka thënë Elezi.
Subjektet politike që kane paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë:
• Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë);
• Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë);
• Srpska Lista (20 kandidatë);
• Romani Iniciyativa (12 kandidatë);
• Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë);
• Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).