Ish pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur sot.
Burimet e medias brenda policisë kanë thënë se trupi i tij i pajetë është gjetur në periferi të Prishtinës.
Syleviqi ka pësuar sulm në zemër në një lokacion në mes Matiqanit e Badovcit.
Ai ka qenë duke ecur me një djalë të axhës së vet kur ka vdekur.
Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.
Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.