Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur sot.
Burimet e mediave brenda policisë kanë thënë se trupi i tij i pajetë është gjetur në periferi të Prishtinës.
Syleviqi ka pësuar sulm në zemër në një lokacion në mes Matiqanit e Badovcit.
Ai ka qenë duke ecur me një djalë të axhës së vet kur ka vdekur.