Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nesër do mbajë mbledhjen e radhës së Kryesisë.
Bëhet e ditur se kjo mbledhje do të mbahet nga ora 10:00.
“Nesër do të mbahet mbledhja nga ora 10:00, në të cilën do të bëhen publikë emrat e kandidatëve për deputetë”, kanë thënë burimet brenda LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovë në këto zgjedhje do të garojë me kandidatin e saj për kryeministër, Avdullah Hoti.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.