Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se është gjetur i vdekur ish zyrtari në Policinë e Kosovës, Fadil Syleviqi. Për të njëjtin familja Ramadani kishin deklaruar se i di vrasësit e familjes Hajra, në rastin e njohur si ‘Rasti Kiqina’.
Faton Ramadani, vëllau i të cilit ishte i akuzuar në këtë rast, ka ripublikuar një rrëfimin të njërit nga të akuzuarit e ‘Rastit Kiqina’ se si ishte maltretuar nga Fadil Syleviqi.
Kështu, Blerim Kiqina kishte treguar se Fadil Syleviqi i kishte dhënë një deklaratë për ta lexuar, që t’i akuzoj personat e pafajshëm duke e torturuar atë.
Ramadani në këtë rast ka përmendur edhe të bëmat tjera të Sylqviqit.
Postimi i plotë:
Blerim Kiqina tregon se Fadil Syleviqi kishte dhënë një deklaratë për ta lexuar, për t’i akuzuar personat e pafajshëm, duke e torturuar Blerimin për ta lexuar atë montim, por për ҫudi shteti fare nuk e heton këtë padrejtësi që bëri Syleviq.
Syleviq ishte edhe milic në regjimin e Milloshit dhe paslufte deri më tani polic i SHPK-së!
Shteti me milic të Miloshit që montuan procese të ҫlirimtarëve, nuk do jetë shtet funksional.
Vëllezërit Ramadani 16 vite u ballafaquan me padrejtësinë që polici i Milloshit, Syleviq montoj burgun, vetëm t’i mbuloj vrasësit e vërtetë./Bota sot