Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Burimet e medias brenda LDK-së në Prizren, bëjnë të ditur se emri i tij është dërguar në Prishtinë.
Kandidatë për deputetë të LDK-së në Prizren, do të jenë edhe: Anton Quni, Driton Selmanaj, Hatim Baxhaku, Afërdita Morina-Bifar, Xhavit Ukaj, Valdet Hoxha, Salajdin Fanaj dhe Mybere Mustafa.
“Këta emra janë propozuar dhe dërguar në Prishtinë”, tregon një burim brenda LDK-së në Prizren.
Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha pati marrë pjesë në një aktivitet të LDK-së në Prizren.
Hoxhaj vitin e kaluar është pensionuar.