Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi përmes një postimi në Facebook ka publikuar takime në tre komuna të ndryshme, duke bashkëbiseduar me gratë për t’ua prezantuar propozimet e tyre për rimëkëmbëjen e Kosovës.
Deputetja e PDK-së shkruan se poashtu është diskutuar edhe barazia gjinore.
Sipas saj, barazia gjinore do të jetë synimi i PDK-së, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Postimi i plotë:
RIMËKËMBJEN E KOSOVËS DO TA BËJMË BASHKË ME GRATË
Së bashku me koleget e mia ishim në Ferizaj, Kaçanik dhe në Shtime për të bashkëbiseduar me gratë e devotshme të këtyre qyteteve për t’i prezantuar dhe diskutuar propozimet tona për rimëkëmbjen e Kosovës. Sepse zhvillimi ekonomik e shoqëror është i pandashëm nga gratë. Po ashtu diskutuam për barazinë gjinore e cila duhet të jetë synim i qeverisjes sonë dhe për punët që na presin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Faleminderit grave të PDK - Dega Ferizaj PDK - dega Kaçanik PDK-Dega Shtime për organizimin e këtyre takimeve.
#HoxhajKryeministër
RIMËKËMBJEN E KOSOVËS DO TA BËJMË BASHKË ME GRATË Së bashku me koleget e mia ishim në Ferizaj, Kaçanik dhe në Shtime...
Posted by Ariana Musliu Shoshi on Friday, 15 January 2021