Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për renditjen në listën e kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Ai ka thënë se po të ishte i sinqertë në kauzën kombëtare, Kurti do ta vendoste Vjosa Osmanin në numrin një në listë e veten numër 55, përcjell Bota sot.
Baraliu ka ironizuar me Kurtin, duke thënë se “baba” vendos për 75-100% të gjërave.
Postimi i Baraliut në Facebook:
Me pas qenë Albini inteligjent, konfident, i sinqertë, i përkushtuar përtej bindjeve mesaonike, dhe strateg largpamës në shërbim të kauzës dhe vetëm kauzës kombëtare, veten do ta vendoste numër 55 në listë dhe të deklaronte: në dy krahët e mi janë gjithë ekipi im, ekipi ynë.
Vjosën, sado që nuk e meriton, mund ta linte në vend të parë, edhe për të rikujtuar që gratë shqiptare janë 55-fish më efikase e progresive se burrat.
Por, koha e guximit dhe anti-paranojës është shuar pas specit djegës të renditjes alfabetike me 2010 dhe ndarjes së PSD më 2016. Tani jemi në epokë gafurriane ku baba vendos për 75-100% të gjërave.