Iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit, është bërë me zyre në komunën e Lipjanit.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i saj i afërt Haxhi Avdyli, në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.
“Lipjani hap zyre për Listën Guxo #meVjosën. Bashkë me nikoqiren avokaten Gresa Bytyqi, Dr Burim Karameta, Valon Krasniqi e Artan Hoxha bashkëbiseduam me guximtarët e Lipjanit”, ka shkruar Avdyli.
Osmani me “Guxo” do të kandidojë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit./BS
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/15/auto_139521086_3660115790734896_2733086827805434872_o1610738488.jpg)