Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar edhe një tjetër kandidat për deputet nga lista e kësaj partie.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shtuar se kandidat do të jetë edhe Agron Bacaj nga Klina, me profesion ekonomist.
Postimi i tij:
Në listën e AAK-së për deputetë do të jetë edhe Agron Bacaj nga Klina, me profesion ekonomist!
Agroni, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Klinë, përfaqëson besimin e votuesve besnikë të Aleancës. Përvoja e tij 20 vjeçare në kuadër të shërbimit civil e pasuron edhe më tej listën e AAK-së!
Na priftë e mbara Agron!