Zyrtari i Vetëvendosjes, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se 290 vullnetarë janë paraqitur të gatshëm që t’i dalin në ndihmë kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Ahmeti tha se ky numër i vullnetarëve është arritur brenda vetëm një orë pas publikimit të aplikacionit që kjo parti ka publikuar.
Postimi i plotë i Ahmetit:
PËR 1 ORË - MBI 290 VULLNETARË
Vetëm një orë nga publikimi i aplikacionit për regjistrimin e vullnetarëve, janë paraqitur mbi 290 vullnetarë të gatshëm për të ndihmuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Studentë, menaxherë, inxhinierë, ndërtimtarë, fotografë, ekonomistë, shoferë, kameramanë, dizajnerë e shumë e shumë profesionistë të tjerë janë paraqitur për t’u angazhuar në ndryshimin e madh që do të fillojë më 14 shkurt.