Politologu Ramush Tahiri, ka reaguar ndaj politikanëve, për vizitat që i kanë bërë dje në Reçak, në 21 vjetorin e masakrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po i duket për turp, që në këtë ditë, udhëheqësit e Kosovës, shtetëror dhe partiak me shpurat e tyre, ishin ndaras e jo bashkë, përcjell Bota sot.
Tahiri ka thënë se kjo është dëshmi e keqe, që edhe në momente të tilla nuk bëheni bashkë, duke dhënë shembull të keq për ndërtimin e të ardhmes.
Postimi i tij i plotë:
Po më duket për turp, që në përkujtimin e Masakrës së Reçakut, udhëheqësit e Kosovës, shtetëror dhe partiak me shpurat e tyre, ishin ndaras e jo bashkë.
Ky është një dëshmim i keq, që edhe në këso momente nuk bëhemi bashkë, që nuk e kapërcejmë vetveten as në kohë të trishta, duke dhënë kështu një shembull të keq për ndërtimin e së ardhmes, duke u dhëne një shenjë jo të mirë, miqve tanë ndërkombëtar, qe e duan dhe e përkrahin shtetin, Republikën e Kosovës.