Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Shefqet Paçarizi.
Limaj në ngushllimin e tij bën me dije se i ndjeri kishte qenë edhe kryetari i nëndegës së nismës në Dragobil të Malishevës.
“Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Paqarizi, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin” shkruan Limaj në Facebook.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit dhe kryetarit të nëndegës së Nismës në Dragobil të Malishevës, Shefqet Paçarizi.
Shefqeti do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri me vlera të larta patriotike e njerëzore, i fisëm, bujar e besnik i shoqërisë.
Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Paqarizi, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin.