Analisti politik, Dardan Islami, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), raporton “Bota sot”.
Se i është bashkuar partisë së Ramush Haradinajt, Islami këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Madje, Islami ka thënë se është i nderuar t’i bashkohet “Presidentit të ardhshëm”, duke aluduar në Haradinajn, i cili e ka shpallur kandidaturën për të parin e shtetit.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/16/auto_maxresdefault1610793700.jpg)
Miq, kolegë dhe dashamirë, unë sot ju bashkova Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Përvoja dhe kontributi i gjithsecilit, sot është shumë i nevojshëm për proceset që po i kalon vendi!
Shumë nga ju do të thone ç’ne ky minutën e fundit?
Për vite të tëra jam munduar të qëndroj jashtë partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndjehem i pafuqishëm dhe i izoluar kur shoh rreziqet, mashtrimet dhe demet që po i bëhen vendit!
Ndjehem i nderuar ti shërbej Atdheut, Komandantit, mikut, dhe Presidentit të ardhshëm në çdo kohë!
Çdo votë e juaj për aleancën është garanci për shtetin!
Me moton Besa, Besë ju ftoj që me 14 Shkurt ta bëni ndryshimin!
Na priftë e mbara!