Partitë politike kanë nisur publikimin e listave të kandidatëve të tyre për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paraqitur para Këshillit Drejtues, për miratim listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Listat duhet të dorëzohen në KQZ sot deri në orën 18.
Media merr vesh se në listën e AAK-së i rendituri si numër dy, menjëherë pas liderit Haradinaj, është mjeku i mirënjohur kosovar, Shemsedin Dreshaj.
Dreshaj vlerësohet si njëra nder prurjet më të suksesshme të AAK-së në keto zgjedhje.