Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka prezantuar një aderim të ri në PDK.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, shkruan se, PDK-së iu bashkua Florim Gara.
Sipas tij, Gara është mastër i kimisë, inxhinier dhe veprimtar i dëshmuar, kontribues konsekuent i vlerave të shtetit tonë.
Postimi i plotë:
Vizioni dhe puna jonë për Drenasin dhe Kosovën, po konfirmohet me ardhjet e vazhdueshme, duke na bërë jo vetëm krenar por edhe përgjegjës për besimin qytetar.
Sot, na u bashkua në rrugën e fitores së PDK-së, shoku i shkollës dhe miku im, Florim Gara, mastër i kimisë, inxhinier dhe veprimtar i dëshmuar, kontribues konsekuent i vlerave të shtetit tonë.
Mirëpresim aderimet e paralajmëruara nga qytetarët dhe subjektet tjera politike, të cilat vlerësojnë punën dhe përkushtimin tonë politik dhe institucional.