Përmes një komunikate për medie Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, ka njoftuar se AAK-së i janë bashkuar dhjetëra të rinj të kësaj komune.
“Me një entuziazëm të paparë ata u dhanë mbështetje 5 kandidatëve nga Prizreni të cilët sot kanë filluar garën për deputetë të cilës i prinë Lideri Ramush Haradinaj, i nominuar për president të Vendit!”.
“Të pranishëm në këtë ngjarje pos Kryetarit të Degës, z.Lulzim Kabashit, ishte edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe Nënkryetar i AAK-së, z.Muharrem Nitaj i cili nga nderoi me prezencën e tij!”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Dhjetëra të rinjë nga Prizreni, sot na janë bashkuar në rrugëtimin tonë për ndryshimin e sigurtë dhe e kemi krijuar nëndegën e AAK-së në lagjen “2 Korriku”, me kryetar z.Hamit Alemdar. Me një entuziazëm të paparë ata u dhanë mbështetje 5 kandidatëve nga Prizreni të cilët sot kanë filluar garën për deputetë të cilës i prinë Lideri Ramush Haradinaj, i nominuar për president të Vendit!
Kjo është një frymë e re e Aleancës në Prizren!
Të pranishëm në këtë ngjarje pos Kryetarit të Degës, z.Lulzim Kabashit, ishte edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe Nënkryetar i AAK-së, z.Muharrem Nitaj i cili nga nderoi me prezencën e tij!
Na priftë e mbara të gjithëve.