Deri në ora 14:00 në Komisionin Qendror Zgjedhor, kanë aplikuar për certifikim 13 subjekte politike, ndër to 9 parti, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare me gjithsej 276 kandidatë për deputetë.
“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kujtojmë se sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas certifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.