U.d së presidentit Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU’së, Armin Laschet.
Osmani ka shkruar se ka besim që Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e Kancelares Angela Merkel.
“Urime jashtëzakonisht të përzemërta për Armin Laschet për zgjedhjen si kryetar i ri i CDU’së. Kam besim se z. Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e jashtëzakonshme për kancelares Merkel.
Mezi pres që të punojmë sëbashku për të promovuar vlerat evropiane dhe për të avancuar marrëdhniet mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Osmani.