Ramush Haradinaj uron Armin Laschet për zgjedhjen në krye të CDU-së.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ia uron zgjedhjen Armin Laschet në krye të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) dhe besoj se Kosova do ta zë vendin e nevojshëm dhe të merituar në agjendën e tij.
“Gjithashtu falënderoj nga zemra, kancelaren znj. Merkel, për kontributin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë
Uroj z. Armin Laschet për zgjedhjen e tij në krye të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) dhe besoj se Kosova do ta zë vendin e nevojshëm dhe të merituar në agjendën e tij.
Gjithashtu falënderoj nga zemra, kancelaren znj. Merkel, për kontributin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Kosova në Gjermaninë ka gjetur aleaten strategjike, ku mbështetja dhe përkrahja e tyre për shtetin tonë dhe proceset integruese euroatlantike është e rëndësisë jetike.
RH.