Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pasi kandidati për kryeministër nga Levizja Vetëvendosje Albin Kurti, i është përgjigjur negativisht ftesës për debat televiziv me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj.
Kuçi e ka quajtur këtë “arrogancë” të Kurtit, duke thënë se ajo vetëm sa ka filluar, përcjell Bota sot.
Sipas saj, lideri i VV-së ka poshtërimin si instrument ndaj kundërshtarit.
Postimi i Kuçit në Facebook:
Arroganca e Kurtit sapo ka filluar. Ai ka instrument ndaj kundërshtarit poshtërimin. Dëshira për të qenë i pari dhe i pakrahasueshëm me tjerët dhe cilësimi i votës për të si vullnet absolut i popullit përmes “referendumit”, ndërron kuptimin e zgjedhjeve. Mos ballafaqimi në debate e ka këtë funksion. I pari nuk debaton, ai predikon.