Vjosa Osmani ka konfirmuar se ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, i është bashkuar iniciativës së saj “Guxo”.
Osmani ka publikuar një fotografi në Facebook me Gërvallën, duke konfirmuar bashkëpunimin e tyre, përcjell Bota sot.
“Si çdoherë, bashkë”, ka shkruar Osmani sipër fotos.
Gërvalla pritet të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën ka marrëveshje Vjosa Osmani.
Gërvalla ishte kryetare e degës së LDK-së në Gjermani në periudhën 2015-2018./BS