Muharrem Kadriu i është bashkuar nga sot Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i VV-së Liburn Aliu në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me Kadriun dhe Glauk Konjufcën.
Kadriu është nip i patriotit të shquar, Muharrem Kadriut, emrin e të cilit e mban, përcjell Bota sot.
“Së bashku me Muharrem Kadriun. Të gëzuar që u anëtarësua në Lëvizje. Ai e mban emrin e gjyshit të tij, i cili ka qenë patriot i shquar. Ashtu quhet edhe shkolla fillore e fshatit Tërnoc i Madh. Urime!”, ka shkruar Aliu./BS