Kandidati për kryministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka mbajtur takim me strukturat dhe mbështetësit e LDK-së në Istog.
Hoti u shpreh se në këtë takim mbizotroi nergji pozitive dhe mobilizim për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
"Amanetin e presidentit Rugova për miqësi me SHBA-në dhe BE-në, do ta vazhdojmë me qeverinë Hoti sepse është ekzistenciale për Republikën e Kosovës. Mesazhi nga Istogu, do të vazhdojmë me shtëpinë e vetme politike të prijësit dhe frymës së tij, Rugoviane", shkroi Hoti në Facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Faleminderit për besimin Istog!
Në takimin me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e degës në Istog, dominoi energji pozitive dhe mobilizim për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Amanetin e presidentit Rugova për miqësi me SHBA-në dhe BE-në, do ta vazhdojmë me qeverinë Hoti sepse është ekzistenciale për Republikën e Kosovës.
Mesazhi nga Istogu, do të vazhdojmë me shtëpinë e vetme politike të prijësit dhe frymës së tij, Rugoviane.
Zoti e bekoftë Istogun!
Zoti e bekoftë LDK-në!