Vasfije Krasniqi zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e saj si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, në kuadër të listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas këtij vendimi, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Insitituti i Kosovës për Drejtësi, i cili e ka mirëpritur kandidimin e Krasniqit për deputete në zgjedhjet e ardhshme.
"Vasfije Krasniqi deputete në Kuvendin e Kosovës është vlerë mbi vlerat. Askush si Vasfija si mbron të drejtat e viktimave të luftës", shkroi Miftaraj në Facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Vasfije Krasniqi deputete ne Kuvendin e Kosoves eshte vlere mbi vlerat.
Askush si Vasfija si mbron te drejtat e viktimave te luftes.
Pres nga e njejta ne çdo seance te Kuvendit te ua perkujtoj deputeteve se per viktimat e luftes duhet te flitet dhe punohet çdo dite, dhe jo vetem ne fushata elektorale per vota dhe per marketing politik gjate perkujtimit te masakrave.