Endrit Shala nga Nisma Social Demokrate mendon se do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve, pasi dorëzoi listën me kandidatë për deputetë në KQZ.
Shala komenton edhe refuzimin e PDK’së për të hyrë në koalicion parazgjedhor.
‘’Lista jonë do të jetë që premton të ardhme të Kosovës dhe ruajtjen e historisë dhe së kaluarës së saj.
Nisma asnjëherë s’do të shkrihet edhe nëse dikush tenton me veprime të ulëta ta minojë dhe dëmtojë. Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve.’’, ka thënë Shala.