Partia e Ashkalinjve për Integrim ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Qazim Rrahmani nga kjo parti tha se janë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
I pyetur se a janë siguruar që të mos bëhen gabime si në rastin e Etem Arifit, ai tha se nuk ka qenë gabim i tij.
Rrahmani: Nuk ka qenë gabim i Etem Arifit
"Edhe në kohën e zotëri Arifit nuk ka qenë gabim i Partisë së Ashkalinjve për Integrim ka qenë gabimi institucioneve të cilat janë marrë me këtë punë. Nuk ka qenë gabim i PAI-së, por ka qenë gabim i organeve dhe institucioneve", ka thënë ai.