Kryeministri Hoti në Klinë

Aktuale

Kryeministri Hoti në Klinë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 18:33
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët në këtë degë të LDK-së, për mobilizimin e strukturave.

“Jam i bindur që vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendi kthehet në normalitet dhe menaxhohet çdo sfidë. LDK-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në ballë të proceseve që Kosova të bëhet pjesë e vendeve euroatlantike”, tha kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se, fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është fitore për qytetarët e Klinës dhe të gjithë qytetarët  e Kosovës.
 Me vizionin dhe me listën e kandidatëve që ka, Lidhja Demokratike e Kosovës ofron programin më të mirë, për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Pjesë e këtij takimi me strukturat e LDK-së kanë qenë edhe kandidatët për deputet, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Ardita Dushi, Doruntina Maloku, Filloreta Berisha dhe Fadil Gashi.

Gjatë Vizitës në Klinë, Kryeministri Hoti, vizitoi një nga bizneset e këtij qyteti.
Pronari i fabrikës së dyerve dhe dritareve “8 Vëllezërit”, Xhavit Shala, e falenderoi kryeministrin Hoti për pëkrahjen që ka bërë për bizneset në këtë kohë pandemie.

Kryeministri Hoti, garantoi që në kuadër të masave te reja me pakon e rimëkëmbjes ekonomike,
do të ndihmohen të gjitha bizneset, do të krijohen kushte sipas standardeve evropiane dhe siguri në punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat