Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, nuk do ta publikojnë sot listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacolli, përcjell Bota sot.,
Murseli ka thënë se lista LDK-AKR do të publikohet në ditët e ardhshme. Ai nuk do të jetë kandidat për deputet.
“Për dallim nga subjektet tjera politike, lista e LDK-AKR do të bëhet publike në ditët në vijim. Unë nuk do të jam pjesë e listës për deputet (Për ata të cilët po më pyesin).”, ka shkruar Murseli në një postim në Facebook./BS