Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike pak më herët listën e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në mesin e këtyre deputetëve gjendet edhe ish-deputeti Kurtan Kajtazi, transmeton “Bota sot”.
Kajtazi përmes një postimi në facebok ka njoftuar opinonin e gjerë që do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet.
Ai shprehët që PDK do të triumfojë në këto zgjedhje dhe uron që PDK-së të iu bashkangjitet shumë shpejtë Thaçi dhe Veseli.
Kajtazi mbanë numrin 23 në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së.
Postimi i plotë
Te dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuara struktura e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, po hyjmë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë situatë të jashtëzakonshme pa liderët tanë emblematik e historik, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli. Ata nuk janë mes nesh fizikisht, por janë këtu, në zemrat dhe mendjet tona, sepse kontribuan shumë për liri e pavarësi, mbi të gjitha, u privuan edhe nga liria e tyre, kjo që ne e gëzojmë sot. Shpresojmë që ata do të jenë së shpejti këtu bashkë me ne, si fitimtarë, që të festojmë bashkë fitoret e mëdha të shtetit të Kosovës e fitoret e mëdha të PDK-së.
Me besimin e plotë që kandidati për kryeministër nga PDK, do të triumfoj ne këto zgjedhje, jam i privilegjuar dhe krenar që jam pjesë e listës së PDK-së për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me numër 23, duke u renditur bashkë me shumë personalitete e njerëz të cilët cilësohen me kontribut të veçantë për lirinë e këtij vendi.
Qytetarë të dashur, zgjedhjet po afrohen, por zgjidhja është vetëm Partia Demokratike e Kosovës. Andaj, kërkoj përkrahjen dhe mbështetjen tuaj, ashtu siç më keni përkrahur çdoherë!
Me respekt,
Dr. Kurtan Kajtazi
Kryetar i PDK-së - Dega Vushtrri
#KurtanKajtazi23
#rimekembje