Avokati nga Kosova Arianit Koci përmes një postimi në facbeok ka treguar se kënd do të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Koci në shkrimin e tij shkroi që do të votojë njërën prej katër partive të mëdha, VV, PDK, LDK dhe AAK, duke shtuar që AAK-në e futa në mesin e partive të mëdha pasi kam shok Ramushin.
Avokati ka shkruar 5 kushtet që duhet të i plotësojë një parti për ta votuar, ndër to është “sa më pa premtime, më shumë ma mbushni mendjen, transmeton “Bota sot”.
Në fund, Koci thotë që politikan të dashur, mos u lodhni, po ju njohim; kush e sa vlenë, disa prej jush, na keni shitur dushk për gogla që 20 vite.
Postimi i plotë
Kënd do ta votoj?
Do ta votoj, njërën prej katër partive të mëdha, VV, PDK, LDK dhe AAK (Aleancën e futa në grupin e partive të mëdha, për shkak se Ramushin e kam shok... :)), e cila i plotëson këto kushte:
1. Kryetari i partisë, të dalë pak e mundësisht asnjëherë në ndonjë debat televiziv;
2. Kandidatët për deputet që dalin më së paku, e kanë voten time, kur plotësohet kushti nga pika 1!
3. Sa më pak premtime, më shumë ma mbushni mendjen;
4. Sa më shumë flisni për kulturë (kush din), ma mbushni mendjen;
5. Buxhetin për zgjedhje, orientojeni në marketing klasik në mediat tona.
Burimin e vetëm, mediat tona e kanë marketingun. E pa finacim, nuk ka media të pavarura.
E pa media të pavarura, nuk ka zgjedhje dhe zgjidhje demokratike.
Përndryshe, politikan të dashur, mos u lodhni. Po ju njohim; kush e sa vlenë.
Disa prej jush, na keni shitur dushk për gogla që 20 vite.
Për më tepër, rrenën e keni instaluar si vlerë në politikë. Rrjedhimisht, rrena, mëpastaj është instaluar si vlerë në shoqëri.
Prandaj i kemi punët si i kemi.
Këtë herë më mirë ju bjen mos me folë.