Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore.
Ai tha se ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.
Postimi:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.
Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore.
Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit.
RH