Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj do të jetë kandidat për deputet.
Ai do të garojë në listën e LDK-së, në të cilën është edhe AKR, parti ku ai bën pjesë.
Sefaj në këtë listë garon i 76-i.
Ndryshe, Sefaj ka qenë ministër i Punëve të Brendshme gjatë qeverisjes së PAN-it.
Ai ishte shkarkuar nga kjo pozitë pas ngjarjes me deportimin e gjashtë shtetasve turq jashtë Kosovës.