PDK’ja përdallim nga viti 2019, në këto zgjedhje do të shkojë pa kryetarin e saj, Kadri Veselin. Zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, në dhjetëshen e këtyre zgjedhje ka bërë disa ndryshime.
Në vitin 2019, menjëherë pas Veselit, në listë vinte Hajredin Kuqi. Nërkohë në këto zgjedhje, Kuqi ka vendosur të mos kandidojë për deputet. Numrin e tij, në listën e Enver Hoxhajt e bart Uran Ismaili.
Numrin tre në listë e mban Eliza Hoxhaj, njëjtë si në zgjedhjet e 2019.
Numrin e Enver Hoxhajt në vitin 2019 tash e mban Bedri Hamza, i përfolur si kandidat i mundshëm për kryeministër nga PDK’ja.
Në vitin 2019, numrin 5 në PDK e mori Valon Murati, i cili cuditërisht nuk u zgjodh deputet. Ndërsa në këto zgjedhje këtë numër do ta mbajë Memli Krasniqi.
Besa Ismaili Ahmeti e cila mbante numrin 6 në zgjedhjet e kaluara, këtë vit ka mbetur jashtë dhjetëshes së PDK’së. Këtë numër e mban mbesa e Hashim Thaçit – Evgjeni Thaci Dragusha.
Xhavit Haliti i cili nuk ishte kandiduar fare në zgjedhjet e kaluara, këtë vit mban numrin 7.
Numrin tetë të Bedri Hamzës në zgjedhjet e kaluara e mban Bajrush Xhemajli.
Numrin nëntë në këto zgjedhje e mban Blerta Deliu Kodra, njëjtë si në zgjedhjet e tjera.
Ndërkohë numri dhjetë i zgjedhjeve të kaluara, Uran Ismaili, në këto zgjedhje është menjëherë pas Enver Hoxhajt, pra bart numrin dy.
Dhjetëshja e PDK’së në këto zgjedhje.
Dhjetëshja e PDK’së në zgjedhjet e kaluara.