Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi Goodman do të jenë kandidate për deputete në listën e Vetëvendosjes.
Bogujevci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikës së Kosovës.
“Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit”, ka shkruar Bogujevci.
Postimi në Facebook:
Është nderë të jesh pjesë e të njëjtës listë të përbashkët me Vasfijen.
Është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikes së Kosovës.
Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit.
Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjeja më e fuqishme në historinë e vendit tonë.