Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alma Lama përmes një postimi në facebok ka treguar që me ftesën e LDK-së është bërë pjesë e betejës elektorale.
Lama falenderon të gjithë miqtë që i kanë kërkuar të I rikthehet politikës dhe që e kanë mbështetur, transmeton “Bota sot”.
Në fund ajo shprehët që do I përkushtohet maksimalisht LDK-së për këto zgjedhje.
Postimi i plotë
Të dashur miq,
LDK më bëri ftesë të bëhem pjesë e betejës elektorale.
E falënderoj për besimin e dhënë.
Po ashtu i falenderoj të gjithë ata miq që prej ditësh më kërkojnë të rikthehem në politikë, që më kanë mbështetur në çdo hap.
Unë do të përkushtohem maksimalisht për LDK-në në këto zgjedhje, me të gjithë potencialin tim, me ndihmën e juaj dhe me dashuri të madhë në për Kosovën.
Numri im në listë është 90.
Na priftë e mbara.