Nënkyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se arsyeja e mos-pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së është garimi për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e këtij viti.
Totaj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka sqaruar se tërheqja nga gara ka qenë në mënyrë të vullnetshme, teksa ka pasur edhe një mesazh për degën e PDK’së në Prizren.
Postimi i plotë
Pasi që sipas marëveshjes në zgjedhjet lokale në muajin tetor të këtij viti do të jem kandidat për kryetar të Prizrenit, vullnetarisht jam tërhjekur nga gara për deputet në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.
Duke qenë shumë e vështirë të jemë njëkohsisht shef i shtabit dhe kandidat për deputet, përmes këtij veprimi dua të jap mesazhin unifikues mbrenda degës së PDK-së në Prizren dhe :
– Ti përkushtohem shtabit zgjedhor për të ngritur nivelin organizativ
– Ti perkrah kandidatët e degës që kan ambicje për te garuar
– PDK të del fituese në Prizren si dhe në Kosovë
– Me sukses në këto zgjedhje të trasojmë rrugen për fitore në zgjedhjet lokale