Në listën e publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës të kandidatëve për deputetë, mungon Vlora Çitaku.
Ajo nuk është pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie.
E dy ditë më parë kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në një konferencë për media la të kuptohet se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Vlora Citaku është pjesë e PDK-së dhe e pandashme e saj. Prandaj se kush do të jetë pjesë e listës më së paku Vlora do të ketë nevojë për ftesë”, tha ai.