Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar kandidatët për deputetë nga komuna e Therandës.
Sipas Nismës, kandidatët e tyre nga Theranda, Kadri Balaj, Jehona Rrafshi-Lumi, Banush Kicaj dhe Lumturie Kurtishaj, janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
“Ftojmë strukturat dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate në këtë qytet, që të angazhohen maksimalisht në mbështetje të kandidatëve tanë për deputetë nga kjo komunë dhe për jetësimin e qëllimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, thuhet në një njoftim të Nismës.
Ndërkohë, kryetari i këtij subjekti politik dega në Prizren, Zafir Berisha ka konfirmuar kandidatët për deputetë, duke përfshirë: Zafir Berisha, Albulena Bala-Halimaj, Sabri Mici, Afrim Tejeci, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Fatmir Gërdella, Veton Rexha dhe Leart Batusha.