Pas Rrahim Ajetit, edhe një kandidat tjetër nga Vushtrria do t’i hyjë garës për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 14 Shkurt.
Bëhet fjalë për, Driton Jakupin, i cili me gradë akademike është Magjistër i Shkencave dhe këtë vit për herë të parë do të garoj në listën e AAK-së për deputetë.
Për përfshirjen e tij në këtë listë që u zyrtarizua sot dhe kandidaturën e tij ka njoftuar vet Jakupi përmes rrjeteve sociale.
“Të nderuar miqë! Ju njoftoj që sot më është dhënë besimi nga strukturat më të larta të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në krye me kryetarin e nderuar
z. RAMUSH HARADINAJ, që unë të jemë kandidat për deputet të kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë subjekt politik!” ka njoftuar Jakupi në llogarinë e tij të facebookut.