Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj ka uruar të gjithë për fillmin e gjysmëvjetorit të dytë nesër.
Ai përmes një postimi tha se ja kandë dal të përmbyllin me sukses gjysmëvjetorin e parë.
Postimi i plotë:
Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë. Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë.