Lëvizja Vetvëvendosje, i ka bërë publike 110 kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në mesin e tyre, është edhe Driton Hyseni, bashkëpunëtor i Adem Demaçit e Albin Kurtit, në zyren politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka qenë pjesë edhe e TMK-së dhe menaxher shumëvjeçar në Aeroportin “Adem Jashari”.
Driton Hyseni, me prejardhje është nga Podujeva dhe në zyrtarizimin e kandidaturës së tij, tha se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të bëjë gjëra të mira për atdhe.
Shkrimi i plotë nga ai:
Sot nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Kurti mora besimin për kandidim për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Është ky vullneti e dëshira e kahmotshme që ta kem mundësinë që edhe në këtë mënyrë t’i shërbej atdheut dhe bashkëkombasëve tanë. Nëse edhe votuesit ma besojnë këtë përgjegjësi, detyrën e deputetit do ta ushtroj me nder, dhe në shërbim të plotë të interesave të vendit tim.
Për këtë ju jap fjalën.
I juaji, Dritoni